Bayern pëson humbjen historike, shans i artë për Dortmund (Video)

20 Maj 2023
20:46
Denis Hakanaj
back button

Christopher Nkunku shkëlqeu për Leipzig, me këta të fundit që kanë marrë fitore e parë në kampionat në Allianz Arena në historinë e klubit, duke mposhtur Bayern Munich dhe duke i dhënë një shans të madh Dortmund-it, që mund t’i japë fund ecurisë rekord të bayern-it prej 10 kampionatesh radhazi të fituar.

BAYERN MUNICH-LEIPZIG 1-0 – VIDEO

Një humbje më përmbysje për skuadrën e Tuchel, duke parë se 45 minutat e para janë mbyllur në avantazh 1-0 në favor të vendasve pas golit të shënuar nga Gnabry pas vetëm 25 minutash lojë.

BAYERN MUNICH-LEIPZIG 1-1 – VIDEO

Reagimi i skuadrës së Red Bull ka ardhur në minutën e 65-të me golin e barazimit të Laimer. Më pas, dy penallti të Nkunku (76′) dhe Szobszlai (86′) kanë gjunjëzuar përfundimisht Bayern-in.

BAYERN MUNICH-LEIPZIG 1-2 – VIDEO

BAYERN MUNICH-LEIPZIG 1-2 – VIDEO

Një rezultat ky që i jep një mundësi të madhe Dortmund-it të marrë kryesimin e Bundesliga-s në ndeshjen e nesërme kundër Augsburg dhe të kërkojë t’i japë fund dominimit të bavarezëve në Gjermani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit