Bayern, presidenti Heiner thumbon Flick dhe i thur elozhe Nagelsmann

21 Korrik 2021
11:28
Denis Hakanaj

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Heinar, ka dhënë një intervistë për tz.de mbi merkaton e kampionëve të Gjermanisë.

“Kemi një skuadër shumë të mirë dhe kemi gjithsesi shumë lojtarë të mirë në mbrojtje pavarësisht dëmtimeve të Hernandez dhe Davies. U kemi dhënë një sinjal të qartë të gjithëve: Bayern nuk do ta braktisë rrugën e stabilitetit ekonomik”, ka thënë Heiner.

“Kjo është arsyeja pse kemi thënë se nuk do të bëjmë blerje të shtrenjta këtë vit. Nuk do takalojmë tavanin e rrogave. Më ka pëlqyer trajneri Nagelsmann kur ka thënë se me blerjet dhe transferimet e lojtarëve  merret klubi. Julian është një trajner shumë i aftë të cilin na e ka zili gjithë Europa”.

Edhe duke mos përmendur emra, është e qartë se presidenti i Bayern i referohej ish-trajnerit Hansi Flick, i cili donte kishte zë në vendimet e merkatos, deri në atë pikë sa ka arritur të prishë marrëdhëniet me drejtorin sportiv Salihamidzic për shitjen e Thiago Alcantara dhe për mungesën e blerjeve të reja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit