Bayern s’bind, Matthaus përjashton idenë e bujshme: “Nuk ka për të ndodhur”

21 Shtator 2022
18:00
Denis Hakanaj
back button

Legjenda e Bayern Munich, Lothar Matthaus, i ka përjashtuar kategorikisht zërat që thonë se trajneri Julian Nagelsmann është në presion.

Pas një fillimi aspak të mirë të sezonit në Bundesliga, pozicioni i trajnerit të bavarezëve është vënë në dyshim, me mediat gjermane që kanë folur mundësinë që ai të zëvendësohet nga Thomas Tuchel.

Megjithatë, Matthaus ka thënë për Bild: “Nuk i kemi dhënë Nagelsmann-it një kontratë 5-vjeçare për asgjë, gjithashtu kemi shpenzuar shumë para për të.

“Është kontrata më afatgjatë që Bayern ka nënshkruar ndonjëherë me një trajner, ata do të dalin bashkë nga kjo situatë.

“Nuk besoj se pozicioni i tij është në rrezik dhe nuk besoj se ka një ide për ta zëvendësuar atë me Thomas Tuchel në të ardhmen e afërt”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit