Bayern shuan heshtjen mbi Lewandowski, Salihamidzic “shqep gojën”

22 Maj 2022
15:28
Telesport
back button

Ka shume kaos te Bayern mbi merkaton! E ardhmja e Lewandowskit shqeteson, por jane edhe disa objektiva te tjere… Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, ka dhënë një intervistë për “Sport1” dhe sigurisht që ka prekur edhe temën e merkatos.

Boshnjaku ka qenë i qartë sërish për Lewandowskin, ndërkohë që ka konfirmuar edhe një afrim. “Jemi në bisedime të mira me Gravenberch, duam të forcojmë skuadrën në çdo repart. Sa i takon Noussair Mazraoui, marrëveshja është e mbyllur dhe e kompletuar”.

“Lewandowski? Ai ka një kontratë deri në 2023 dhe do ta përmbushë atë. Nuk do të flasim për gjëra të brendshme, oferta e të tjera si këto. Ne kemi respektin më të madh për Lewa. Bayern është sjellë gjithmonë në mënyrë korrekte me të”, ka deklaruar Hasan Salihamidzic.

Kujtojme qe Bayern ka mbyllur per lojtarin e Ajax Mazraoui, teksa sigurisht qe merkato pritet te sjelle levizje te tjera. ne Poloni jane te bindur se Lewandowski do te shkoje te Barcelona per gati 40 mln euro dhe me nje rroge rreth 20 mln euro ne sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit