Bayern takohet me Wenger, ja vendimi i klubit

7 Nëntor 2019
17:24
back button

Sipas informacioneve të Bild, ditën e mërkurë ka pasur një bisedë mes shefit të Bayern Munich Karl-Heinz Rummenigge dhe Arsene Wenger.

Një burim i brendshëm i klubit i ka thënë Bildit se Wenger dhe Rummenigge janë takuar për të diskutuar emërimin e mundshëm të francezit në stolin bavarez. “Klubi e çmon jashtë mase punën që ka bërë Wenger tek Arsenali, por ai nuk është një opsion për vendin e punës,” shprehet klubi gjerman. 

Një vendim surprizë. Wenger ishte gati të bashkëpunonte me trajnerin e përkohshëm Hansi Flick, i cili udhëhoqi ekipin drejt fitores 2-0 ndaj Olimpiacosit.

Nuk përjashtohet mundësia që Flick të mbyllë sezonin me skuadrën në mënyrë që klubi të afrojë Erik ten Hag ose Thomas Tuchel në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit