Bayern tenton “vjedhjen” e dyfishtë, tërbohet Barcelona

20 Janar 2022
18:49
Denis Hakanaj
back button

Barcelona është e zemëruar me Bayern Munich për tentativat e bërë nga bavarezët për Pedri-n.

Mesfushori është një objektiv i klubit gjerman dhe drejtuesit e Barçës janë zemëruar pasi kanë mësuar se Bayern e ka kontaktuar lojtarin.

Sipas Sport1, presidenti Laporta është i irrituar nga sjellja e bavarezëve.

Kampionët e Gjermanisë kanë bërë një tentativë për mesfushorin Pedri (19) dhe mbrojtësin e djathtë Sergino Dest (21) pa u konsultuar me Barçën.

Një burim afër klubit katalanas ka thënë:

“Është e vërtetë se Bayern ka kontaktuar lojtarët pa informuar Barçën. Nuk do të thoja se marrëdhënia mes dy klubeve është shumë e keqe, por nuk është sigurisht ashtu siç ka qenë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit