Bayern tërbohet me listën e “Topit të Artë”: Ku është Musiala?!

5 Shtator 2024
15:55
Telesport
back button

Te Bayern nuk e kanë pritur mirë mungesën e emrit Musiala në listën e 30 kandidatëve për “Topin e Artë” 2024. Në fakt, kjo ishte surprizë për të gjithë, sepse në listë ishte Mats Hummels, një futbollist i cili nuk ka bërë asgjë më shumë se ylli i Bayern-it. Mbrojtësi, madje, nuk luajti as në Kampionatin Europian.

Për këtë ka reaguar Max Eberl, drejtor sportiv i klubit bavarez. “Jemi shumë të befasuar, na duket e pabesueshme. Jamal ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Europianit, i votuar për formacionin më të mirë dhe një nga golashënuesit më të mirë të turneut”.

“Bayern shkoi deri në gjysmëfinalet e Champions League falë performancave të Musialës. Nuk e kuptojmë sesi emri i tij nuk gjendet në listë. Nuk dua të flas për emrat e tjerë, por e kam me faktin që lojtari ynë mungon”, ka thënë Eberl.

“Ne jemi krenarë që kemi një lojtar si Musiala te Bayern dhe në kombëtaren gjermane”, ka përfunduar drejtori sportiv i rekordmenëve të Bundesligës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit