BAYERN TREGON FORCËN! Mposht Leipzig dhe vendos njërën dorë te titulli kampion (VIDEO)

3 Prill 2021
20:26
Telesport
back button

Bayern Munchen tregon edhe njëherë tjetër forcën e tij në Gjermani, teksa ka triumfuar në fushën e Leipzig 0-1 me golin e Leon Goretzka. Një sukses që i afron bavarezët me titullin e nëntë kampion radhazi.

Ndeshja nisi e ekuilibruar dhe e luftuar nga të dyja ekipet, me Bayern që e vuajti jo pak mungesën e Lewandowski. Pas disa rastesh nga të dyja kampet, ishte Bayern që gjeti avantazhin në minutën e 38’ me anë të Leon Goretzka. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1.

Në pjesen e dytë Leipzig u mundua me të gjitha forcat që të paktën të barazonte rezultatin,por Bayern administroi gjithçka në mënyrë perfekte. Rastet e krijuara nga vendasit nuk arritën të konkretizoheshin dhe ekipi i Flick ruajti avantazhin deri në fund duke marrë tre pikët.

Fitorja e çon Bayernin në plot shtatë pikë diferencë, nga ndjekësi më i afërt që është pikërisht Leipzig. Kur kanë mbetur edhe shtatë javë nga fundi i kampionatit diferenca duket e madhe, me Bayernin që nuk ka ndërmend të ndalet dhe vendos njërën dorë te titulli kampion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit