Bayern, Tuchel është i gatshëm të bëjë sakrificën milionere

24 Shtator 2022
20:44
Denis Hakanaj
back button

Nuk ndalen zërat për një kalim të mundshëm të Thomas Tuchel në drejtim të Bayern Munich, pas fillimit jo shumë të mirë në Bundesliga të kampionëve në fuqi.

Skuadra e Julian Nagelsmann, në fakt, është dukur në vështirësi në javët e para të kampionatit gjerman, siç tregojnë edhe tre barazimet dhe një humbje e pësuar në katër ndeshjet e fundit.

Një situatë që duket se ka alarmuar drejtuesit e klubit bavarez të cilët po mendojnë ta largojnë Nagalesmann dhe të marrin Tuchel në vend të tij, sipas shtypit gjerman.

Tani ka ardhur një informacion tjetër nga prestigjiozja Bild. Sipas së përditshmes gjermane, ish-trajneri i Chelsea-t duket se do të ishte i gatshëm të bënte një sakrificë të madhe për Bayern-in.

Trajnerit gjerman fitonte rreth 15/16 milionë euro te klubi londinez dhe tani do të ishte i gatshëm ta shkurtonte ndjeshëm këtë rrogë dhe të pranonte një pagesë prej 8/9 milionë eurosh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit