Bayern Munich duket se është vënë në lëvizje për kapitenin e Liverpool, Virgil van Dijk.
Mbrojtësi veteran ka pak më shumë se një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale.
“Sports Zone” thotë se Bayern Munich tani po tregon interes për Van Dijk.
Gjigantët gjermanë janë gati të hidhen në sulm nëse kapiteni i Liverpool-it vihet në dispozicion këtë verë.
Në të njëjtën kohë, Van Dijk thuhet se tashmë ka marrë një ofertë të majme nga klubi saudit Al Qadisiyah.
Al Qadisiyah kryeson divizionin e dytë saudit dhe është shumë pranë ngjitjes në kategorinë e parë.
32-vjeçari duket se dëshiron të qëndrojë te Liverpool, por kjo nuk është vendosur.