Bayern Munich thuhet se po kërkon të nënshkruajë yllin e Manchester Cityt, Jack Grealish, teksa po përgatitet për një sezon me Vincent Kompany në stol.
Bayern Munich po kërkon të shtojë një lojtar sulmues në skuadër. Sipas The Sun, Kompany pëlqen Grealish dhe do të donte që anësori t’i bashkohej në Allianz Arena.
Sipas raportit, klubi mendon se ata mund ta tundojnë Grealish larg nga Manchester City, me lojtarin anglez që ka qenë një pjesë kyçe e skuadrës që realizoi Triplete-n në 2023-shin.
Megjithatë, anglezi ka humbur vende në preferencat e Pep Guardiola-s dhe për këtë arsye mund të tundohet të largohet nga Etihad.
Pavarësisht se nuk është në krye të hierarkisë së Guardiola-s, spanjolli është një admirues i madh i 28-vjeçarit dhe e ka kundërshtuar fuqishëm mundësinë që Manchester City të shesë lojtarin këtë verë.
Ai tashmë ia ka treguar të njëjtën gjë edhe drejtuesve së Cityt, të cilët ka të ngjarë ta dëgjojnë trajnerin.
Sezoni i Cityt ende nuk ka përfunduar pasi skuadra e Guardiola-s do të luajë FA Cup kundër Manchester United më 25 maj.