Bayern zgjedh trajnerin dhe paralajmëron Real-in: “Po provojmë ta marrim”

22 Mars 2024
14:55
Denis Hakanaj
back button

Merkato e verës pritet të jetë shumë e nxehtë. Jo vetëm për lojtarët që mund të ndërrojnë skuadër, por edhe për trajnerët.

Skuadra të rëndësishme si Liverpool, Barcelona dhe Bayern Munich janë në kërkim të një trajneri të ri, por edhe në Itali nuk ka siguri për Juventusin dhe Milanin, me Allegrin dhe Piolin që mund të thonë lamtumirë në fund të sezonit.

Ka kaq shumë trajnerë që mund të ndryshojnë dhe emrat më të përfolur këto ditë janë padyshim ata të Antonio Conte, Roberto De Zerbi, Thiago Motta dhe Xabi Alonso.

Është e qartë se do të ketë një domino të vërtetë në verë dhe për këtë arsye do të jetë interesante të kuptohet nëse Alonso do të ulet në stolin e një skuadre të madhe, duke u larguar nga Leverkusen.

Në gjurmët e tij, është edhe Bayern Munich dhe presidenti i nderit, Uli Hoeness, i intervistuar nga Ran Sports, konfirmoi gjithçka, por nuk do të ishin të vetmit që duan spanjollin:

“Klube si Liverpool dhe Real Madrid janë duke punuar, – ka thënë Hoeness –. Xabi ka dëshmuar se është një trajner i klasit botëror dhe Bayer gjithashtu dëshiron ta mbajë, do të jetë shumë më e vështirë për ta marrë atë, por ne po punojmë gjithashtu për të”.

Kujtojmë se Alonso ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026 me klubin e Aspirinave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit