Bayern zhgënjen përsëri, lojtari që fali Argjentinën hesht Allianz Arena-n (Pamjet)

28 Janar 2023
20:23
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich ka harruar të fitojë. Skuadra e Julian Nagelsmann ka regjistruar rezultatin e radhës zhgënjyes në kampionat në javën e 18-të të Bundesliga-s.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë, në fakt, nuk kanë shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Eintracht Frankfurt-it dhe tani kryesojnë renditjen me vetëm një pikë avantazh ndaj surprizës Union Berlin.

GOLI I SANE – VIDEO

Ndeshja e luajtur në Allianz Arena është zhbllokuar në minutën e 34-t të pjesës së parë. Thomas Muller ka futur një top në zonën e rreptësisë dhe Leroy Sane ka goditur menjëherë portën duke mposhtur portierin me një gjuajtje të bukur.

Reagimi i miqve ka ardhur në minutën e 69-të. Autori i golit ka qenë francezi Kolo Muani, protagonisti i finales së Kupës së Botës me rastin e humbur në minutën e 123-të të kohës shtesë kundër Argjentinës.

GOLI I KOLO MUANI – VIDEO

Sulmuesi 24-vjeçar ka lënë në vend me lehtësi Upamecano-n, shokun e tij të kombëtares, dhe ka mposhtur portierin Sommer me një goditje diagonale duke fiksuar shifrat në 1-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit