Bayerni del blof për “big”-ët, nis sulmin për lojtarin e Premier League

22 Korrik 2019
10:06
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen po kërkon me çdo kusht që të nënshkruajë me një sulmues krahu gjatë kësaj merkatoje, duke qenë se Arjen Robben dhe Francky Ribery janë larguar. Kampionët e Gjermanisë pikasën Callum Hudson-Odoin dhe Lorey Sane-n, por nuk ia dolën mbanë t'i bindin, të paktën deri tani. 

Emri i ri që ka dalë në skenë është ai i Wilfried Zaha-s. Lojtari i Crystal Palace-s pëlqehet shumë dhe nga Arsenal-i dhe gjermanët duhet të fitojnë garën me "Topçinjtë" për ta rrëmbyer. Sfidë e kalueshme duke parë buxhetet e klubeve me londinezët që janë të limitur. 

Bayerni nuk do të paguajë 100 milionë euro për Sane, prandaj dhe objektivi i tyre i radhës është Zaha. Palace do 85 milionë euro për të, Arsenali nuk është në gjendje të ofrojë aq, por as gjermanët nuk do e bëjnë. Klubi bavarez mund të ofrojë më shumë se anglezët dhe pritet të nënshkruajnë me lojtarin.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit