Bayerni del hapur për yllin e Europës: Takuam agjentët e tij!

30 Janar 2021
19:06
Eraldo Harlicaj
back button

Drejtori sportiv i klubit të Bayern Munchen, Hasan Salihamidzic, ka dalë hapur për mbrojtësin Upamecano. Lojtari i Leipzig dëshiron që të largohet nga skuadra e Leipzig që të bëjë hapin e madh në karrierë.

“Sigurisht që ne mendojmë për të. Ne kemi patur një takim të mirë me agjentët e lojtarit ditën e djeshme. Të shoh se si do të rrjedhin ngjarjet”, – tha ai.

E habitshme mënyra se si ekipi i Bayernit arriti të dalë hapur për mbrojtësin e Leipzig. Upamecano ka bërë mjaft mirë këtë sezon dhe ka pas vetes shumë klube të rëndësishme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit