Bayerni dorëzohet për yllin e Bundesligës, Chelsea hidhet në sulm

5 Korrik 2020
9:27
Eraldo Harlicaj
back button

Deklarata e Karl-Heinz Rummenigge se nuk do të futen në aksionin për të blerë Kai Havertz ka bërë që ekipet e tjera të fërkojnë duart. Bayer Leverkusen është dorëzuar për 21-vjeçarin dhe e dinë se do ta shesin, ndërsa nuk dihet destinacioni i ri për talentin e Gjermanisë.

Chelsea është futur në aksion pas tërheqjes së Bayernin. Blutë e Londrës duan të rrëmbejnë lojtarin e ri dhe të ndërtojnë një ekip pretendent për sezonin e ri. Trajneri Frank Lampard ka afruar futbollistë si Timo Werner dhe Zieych.

Havertz është i kushtueshëm, por presidenti Roman Abramovich kërkon të rikthejë lavdinë e dikurshme. Ai pretendon të fitojë tituj kampion dhe të mendojë për Champions League. Numri një i klubit nuk do të kursehet, aq më tepër me “asistin” që i ka dhënë Bayerni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit