Ishte e rëndësishme ta niste mirë Vincent Kompany në stolin bavarez. Jo vetëm sepse debutimi zyrtar i sezonit përfshinte detyrimin për të konkurruar, në Kupën e Gjermanisë, me një klub të kategorisë më të ulët, ULM, i cili luan në kategorinë e dytë teutonike.
Megjithatë, nuk kishte probleme për Bayern Munich, i cili kundërshtarin në fjalë me rezultatin 4-0, falë dy golave në 15 minutat e para të Thomas Muller, një të Coman në minutën e 79-të dhe “vulës” së fundit nga Harry Kane. Nënshkrimet e reja Olise dhe Palhinha dolën menjëherë në fushë.
Bayerni dëshiron të rikthehet fuqishëm për të bërë diçka që i mungonte në mënyrë të pazakontë sezonin e kaluar; fitimin e trofeve. Mbrëmë e filloi me këmbën e djathtë. Sprova e radhës është ndeshja debutuese e Bundesligës kundër Wolfsburgut, jashtë fushe, më 25 gusht.
Ja formacioni që përdori Kompany:
BAYERN MUNICH (4-2-3-1): Neuer; Stanisic, Kim, Upamecano (85′ Davies), Guerreiro; Kimmich, Pavlovic (77′ Palhinha); Gnabry (77′ Olise), Müller, Musiala (63′ Coman); Tel (63′ Kane).