Bayerni, gati ta shesë Kimmich në verë. 5 emra të mëdhenj në garë, por duhet oferta e duhur

19 Mars 2024
9:17
Alfred Lleshi
back button

Bayern Munich është gati të lërë Joshua Kimmich të largohet në verë për një ofertë që konsiderohet adekuate. Kjo u raportua nga “Sky Deutschland”, duke shpjeguar se mesfushori fleksibël ka qenë prej kohësh në radarët e tre emrave të mëdhenj të Premier League si Arsenal, Liverpool dhe Manchester City.

Sidoqoftë, përballë një hapjeje të bavarezëve për transferimin e Kimmich, klubet e tjera të nivelit të lartë në Evropë mund të futen në “ankand”, gjithashtu.

Fjala vjen, interes ka edhe nga Barcelona e Real Madridi në Spanjë, klube të cilat po studiojnë situatën e lojtarit të lindur më 1995.

Kimmich ka një kontratë që skadon në vitin 2025 me klubin bavarez, por për momentin nuk ka negociata konkrete për rinovimin. Kjo mund ta shtyjë klubin të përshpejtojë lamtumirën e tij gjatë verës, për të shmangur humbjen falas të mesfushorit, verën e vitit 2025.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit