Bayerni i harruar, De Ligt sheh vetëm Manchester United: Eksperiencë shumë e mirë, kemi një grup të madh

17 Shtator 2024
9:10
Alfred Lleshi
back button

Nga gabimi i bërë ndaj Gjermanisë në ndeshjen e luajtur me kombëtaren holandeze, Matthijs de Ligt arriti të fshijë pasojat, që mediat kombëtare mund t’ia kishin shkaktuar. Ai u kthye si lider i mbrojtjes së Manchester United në fitoren 3-0 ndaj Southampton, çka i mundësoi edhe vlerësimin si MPV i ndeshjes.

“Ishte vërtet e rëndësishme të fitonim. Nëse merr tri pikë në tri ndeshje, nuk mjaftojnë, kështu kishim presion të madh mbi vete. Mendoj se luajtëm shumë mire dhe fituam me meritë. Ndoshta në fillim të lojës kishim disa probleme, por meritat i takojnë André Onana, i cili priti penalltinë. Ai moment ndryshoi rrjedhën e lojës dhe në fund e mbajtëm portën të pastër, çka ishte vërtet bukur”, – janë fjalët e thëna prej tij në mikrofonat e “TNT Sports”.

Një jetë e kthyer përmbys, pas largimit nga Bayern Munich dhe mbërritjes në Premier League, por De Ligt e bëri të qartë se po e shijon jetën në Manchester: “Është vërtet bukur, po argëtohem. Kemi një grup të mrekullueshëm, me disa lojtarë të jashtëzakonshëm. Kemi shumë të rinj që ende duhet të rriten, por që duan ta bëjnë këtë. Shpresojmë të marrim më shumë rezultate të tilla dhe të rritemi si ekip, sepse kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit