Bayerni i shkatërroi në Champions, Chelsea mendon për mbrojtjen

9 Gusht 2020
13:52
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen turpëroi ekipin e Chelseas në Champions League duke e mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 7-1. Mjafton për të kuptuar se sa shumë probleme ka skuadra londineze në mbrojtje.

Trajneri Frank Lampard ka shpenzuar shumë në merkato këtë sezon, por së fundmi dëshiron dhe një qendërmbrojtës. Ai synon që të blejë nga Manchester City John  Stones për 20 milionë euro.

Futbollisti nuk preferohet më nga trajneri Pep Guardiola dhe ky i fundit dëshiron ta shesë duke qenë se firmosi me Nathan Ake nga Bournemouthi. Guardiola dëshiron të minimizojë kostot, pasii pagoi 47 milionë euro për të marrë Stones nga Evertoni. Lojtari i kombëtares së Anglisë është një afrim i mirë për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit