Bayerni mund të humbasë talentin e madh të ekipit, Liverpooli dhe United në garë

23 Janar 2021
16:37
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen ka goditur në shenjë me afrimin e mesfushorit Jamal Muisala. 17-vjeçari ka dhuruar paraqitje shumë të mira gjatë periudhës që ka luajtur me bavarezët.

Anglezi nuk ka rinovuar ende me kampionët e Gjermanisë. Bisedimet kanë ngecur ndërmjet tij dhe klubit gjerman. Musiala mund të largohet dhe të rikthehet në vendin e tij.

Liverpool dhe Manchester United kanë hedhur menjëherë “grepat”. Ata janë gati që ta rrëmbejnë dhe ta rikthejnë në  Angli. Situata duket shumë e koklavitur për bavarezët që duhet të mbrohen nga sulmet e dy gjigantëve të Anglisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit