Bayerni vigjëlon, Milani dëshiron “ta blindojë”. Theo Hernandez nuk vlen më pak se 100 milionë euro

27 Mars 2024
9:08
Alfred Lleshi
back button

Milani po punon për të “blinduar” Theo Hernandez, i cili do të ketë vetëm dy vite kontratë të mbetura në verë. Një farë interesi nga Bayern Munich vazhdon të filtrojë nga Gjermania, klub i cili mund të vendosë shuma të konsiderueshme në tavolinë për lojtarin (flitet për 8-10 milionë euro në sezon).

Sipas “Corriere dello Sport”, vlera e Theo është shumë e lartë për Milanin. Me siguri, kuqezinjtë nuk do të donin të uleshin në negociata pa pasur së paku 100 milionë euro ofertë.

Megjithatë, Milani nuk do të donte ta privonte veten nga një prej mbrojtësve më të mirë në botë dhe po punon për vazhdimin e kontratës së tij.

Francezi është i lidhur me Milanin deri më 30 qershor 2026 dhe merr 4.5 milionë euro në sezon, por kuqezinjtë mund të vënë në tryezë zgjatjen e saj edhe për 3 vite të tjera, duke rritur pjesën fikse dhe gjithashtu duke futur bonuse lehtësisht të arritshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit