Bayerni zgjedh trajnerin e ri, prezantimi pritet pas ndeshjeve të Kombëtareve!

7 Nëntor 2019
15:59
back button

Bayern Munchen duket se e ka zgjedhur trajnerin e ri. Arsene Wenger pritet që të bëhet numri një i stolit bavarez, me francezin që do të prezantohet pas ndeshjeve të Kombëtareve.

Diçka të tillë e ka raportuar prestigjiozja “Bild”, që madje shton se drejtuesit bavarezë janë në bisedime të avancuara me agjentin e Wenger dhe gjithçka duket e mbyllur.

Wenger është prej më shumë se një viti pa ekip, ku për herë të fundit pati drejtuar Arsenalin, në krye të të cilëve qëndroi për plot 22 vite.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit