Bayern-Nubel, përfundimi i sezonit do t’i kushtojë 12 mijë euro në ditë portierit

1 Prill 2020
18:40
Denis Hakanaj
back button

Ndërsa federatat e ndryshme po punojnë për të gjetur një mënyrë për të përfunduar sezonin sportiv të ndërprerë për shkak të coronavirus-it edhe ne mes të verës, ka nga ata që do të preferonin të kalonin direkt te kampionati i ardhshëm.

Pjesë e këtij grupi të fundit është Alexander Nubel, portieri i Schalke-s që ka zyrtarizuar të ardhmen te Bayern Munich.

Me vazhdimin e sezonit përtej 30 qershorit, dita kur duhej të skadonte kontrata e tij me klubin e Gelsenchirken, transferimi i Nubel te Bayern do të shtyhej dhe një gjë e tillë do të kishte pasoja për financat e portierit.

Sipas SportBild, në fakt, ai fiton 80 mijë euro në muaj nga kontrata  me Schalke-n, ndërsa rroga që e pret në Mynih është 450 mijë euro në muaj.

Një diferencë prej 370 mijë eurosh, një humbje prej pothuajse 12.500 eurosh në ditë për portierin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit