“BBC” tallet me CR7, pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë. E quan “Misstiano Penaldo”

3 Korrik 2024
9:00
Alfred Lleshi
back button

Kolegët anglezë të “BBC” nuk e humbën rastin të talleshin me Cristiano Ronaldon, pas penalltisë së humbur për Portugalinë e tij në kohën shtesë të ndeshjes së 1/8 finale të Kampionatit Europian ndaj Sllovenisë. Një gabim i cili, megjithatë, nuk ndikoi në kualifikimin në çerekfinale të luzitanëve.

“Misstiano Penaldo”, kështu e quajti rrjeti i njohur britanik kampionin portugez, një përzierje mes foljes “humbas” dhe “penallti”. Tallja e “BBC” shkaktoi shumë polemika, me ish-lojtarë si John Terry, i cili menjëherë doli në mbrojtje të kolegut të vet, teksa CR7 shpërtheu në lot pasi humbi goditjen nga pika e bardhë.

Cristiano Ronaldo pati shansin për ta zgjidhur ngërçin e kualifikimit në çerekfinale të “Euro 2024” në minutën e fundit të pjesës së parë shtesë kundër Sllovenisë. Penalltia e tij, megjithatë, u prit nga Jan Oblak dhe kampioni portugez shpërtheu në lot. Ai u shpagua pak më pas me konvertimin e penalltisë së parë të serisë që e çoi skuadrën e Martinez në çerekfinale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit