Beckham do të ketë një “Last Dance”, nis negociatat me Netflix dhe Amazon

9 Gusht 2020
13:04
Denis Hakanaj
back button

Edhe David Beckham do të ketë “The Last Dance” e tij.

Kjo duket se është mania e fundit në botën e sportit. Nga Jordan te Anelka dhe Totti. Janë në modë dokumentarët që rrëfejnë jetën e një lojtari ose një klubi, siç ka ndodhur në rastin e Manchester City-t për shembull.

Ish-kapiteni i Manchester United po negocion me Amazon dhe Netflix për prodhimin e dokumentarit, që do të rrëfejë jetën dhe karrierën e ish-lojtarit të kombëtares angleze.

Ai nuk ka qenë vetëm një lojtar i madh dhe jeta e tij private është admiruar dhe ndjekur nga miliona tifozë në botë. I lidhur prej vitesh me ish-këngëtaren e Spice Girls, çifti ka krijuar një familje që shumë njerëz e kanë zili.

Kështu, ideja është ajo që të rrëfehen kapitujt e jetës së tij, brenda dhe jashtë fushës. Jeta e një ikone të futbollist ka bërë për vete qindra kopertina dhe shumë tituj. Sipas The Sun, bëhet fjalë për një projekt në punë e sipër.

Një burim anonim ka zbuluar për të përditshmen angleze se ish-futbollisti është entuziast për realizimin e kësaj ideje për të cilën mendon prej kohësh.

Filmi do të ketë filmime të rralla dhe të paparë më parë të karrierës së tij si futbollist, si pronar i Inter Miami, por edhe rrëfime ekskluzive mbi jetën e tij private, sepse kjo ngjall një interes të madh mes tifozëve të futbollit dhe jo vetëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit