Beckham paguan shumën rekord prej miliona eurosh për një rezidencë buzë detit në “Miami Beach”

17 Tetor 2024
12:43
Alfred Lleshi
back button

David dhe Victoria Beckham kanë paguar shifrën rekord prej 72.3 milionë dollarë (66.38 milionë euro) për një rezidencë buzë të detit në “Miami Beach”, raportoi portali i specializuar “TheRealDeal”.

Operacioni i blerjes së shtëpisë, që ndodhet në numrin 4736 North Bay Road, u mbyll të hënën e kaluar, sipas mediave dixhitale, të cilat përmendin se çmimi fillestar i shitjes ishte 80 milionë dollarë (73.4 milionë euro), që do të thotë se “Beckhams” arritën një zbritje të konsiderueshme.

Megjithatë, është shuma më e lartë e paguar deri më tani për një pronë në zonën ekskluzive të “North Bay Rd”, ku ka me bollëk rezidenca të të pasurve dhe të famshëmve. Shtëpia e re e “Beckhams” është ndërtuar në një ngastër prej 0.6 hektarësh, e cila është e barabartë me 24.281 metra katrorë, dhe ka 9 banja, 4 tualete, një palestër, një SPA, një teatër, një pishinë dhe një kuzhinë, si dhe një dhomë ndenje të jashtme.

Shitësi i pronës është biznesmeni Niklas de la Motte, i cili e bleu atë në vitin 2018 për 10 milionë dollarë (9.1 milionë euro), por e dhjetëfishoi çmimin e saj me ndërtimin e një pallati të ri luksoz në tokë, projektuar nga studio e arkitekturës “Choeff Levy Fischman”.

Victoria dhe David Beckham, bashkëpronarë të ekipit të Inter Miami, zotërojnë gjithashtu një kat të plotë në kullën “One Thousand”, projektuar nga arkitektja e ndjerë Zaha Hadid në qendër të Miami. Ata paguan rreth 19.8 milionë dollarë (18.1 milionë euro) për njësinë prej 929 metrash katrorë në vitin 2020, e cila, sipas “The RealDeal”, nuk është nxjerrë në shitje, pavarësisht blerjes së shtëpisë së re.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit