BEFASI, BEFASI E MADHE! Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve

15 Dhjetor 2020
10:55
Alfred Lleshi
back button

Arkivat e të dhënave “FiveThirtyEight” kanë futur statistikat e fundit në superkompjuterin e tyre për të parashikuar shanset e secilit ekip në Ligën e Kampionëve. Dhe rezultatet janë befasuese. Përmes inteligjencës artificialëe, pra, u analizuan statistikat sulmuese dhe mbrojtëse të 16 skuadrave ende në garë, së bashku me të dhëna të tjera, për t’i dhënë secilës një përqindje të mundësive të fitores. Dhe superkompjuteri nxori favorite skuadrën e Pep Guardiolës, me 26%, diçka ndoshta e habitshme, duke pasur parasysh performancat aktuale të “qytetarëve” në Premier League dhe faktin që ata nuk kanë kaluar në çerekfinalet e Champions-it në tri sezonet e fundit.

Shanset e Manchester City për sukses u rritën pjesërisht nga shorti, përballja ndaj Moenchengladbach, e cila nuk ka arritur në 1/8 finale të kompeticionit në fjalë që nga viti 1978. Gjithashtu, befasuese janë dhe shanset e Bayern Munich, janë ulur në 19%, megjithëse flitet për kampionët në fuqi të Europës. Favoriti i tretë i superkompjuterit, me 12%, ishte Barcelona, ​​ndërsa shanset e Liverpool dhe Chelsea kanë rënë në 6%, pasi skuadrat e Premier League kanë short të ndërlikuar në raundin e radhës, pavarësisht se fituan në grupet e tyre përkatëse.

Real Madridi është gjithashtu me 6%, i ndjekur nga Atletico Madrid me 5%, pastaj Juventus, Dortmund dhe PSG, të gjithë me nga 4%. Leipzigut i jepet vetëm një shans prej 3%, një pikë përqindjeje më shumë se Atalantës dhe dy më shumë se specialistëve të “Europa League”, Sevilla. Moenchengladbach dhe Porto nuk kanë thuajse shanse, më pak se 1%.

Ja parashikimi i superkompjuterit:
Manchester City – 26%
Bayern Munich – 19%
Barcelona – 12%
Liverpool – 6%
Chelsea – 6 %
Real Madridi – 6%
Atletico Madrid – 5%
Juventus – 4%
Borussia Dortmund – 4%
PSG – 4%
Leipzig – 3%
Atalanta – 2%
Sevilla – 1%
Moenchengladbach < 1%
Porto < 1%

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit