Befasi për ish-lojtarin e Real-it: bën tatuazh emrin e vajzës, por babai është një tjetër

19 Tetor 2024
16:04
Denis Hakanaj
back button

Historia e fundit që vjen nga Brazili, ose më saktë Ukraina, është e pabesueshme.

Ka të bëjë me Vinicius Tobias, mbrojtës i Shakhtar Donetsk, ish-lojtar i Real Madrid, dhe të vajzës së supozuar që kishte me influenceren braziliane Ingrid Lima.

Vajza dhe futbollisti kishin lajmëruar muaj më parë në rrjetet sociale shtatzëninë. Megjithatë, shumë shpejt ka ardhur ndarja pas testit të atësisë që ka treguar se Tobias nuk ishte babai i Maite.

Problemi është se lojtari i Shakhtar e kishte bërë tatuazh emrin e vajzës duke shkruar “Maite të dua”.

Ingrid Lima ka dhënë versionin e saj të fakteve me një postim në Instagram, ndërsa lojtari vazhdon të qëndrojë në heshtje.

Vajza ka shpjeguar se çifti ishte ndarë përkohësisht dhe gjatë kësaj kohe ajo ka pasur një marrëdhënie nga e cila ka lindur vajza. Kjo është ajo që ka shkruar Ingrid Lima në Instagram:

“Siç e dinë të gjithë tashmë, unë dhe Vinicius nuk kemi qenë bashkë për një kohë të gjatë. Në këtë periudhë shumë të veçantë, në të cilën u ndamë dhe më pas u afruam përsëri, unë pata një marrëdhënie me dikë. Dhe ai po ashtu. Ne të dy vazhduam jetën tonë më pas mbërriti Maite.

“Vendosëm të bënim një test të ADN-së dhe zbuluam se ajo nuk është vajza e Vinicius. Lëreni të qetë. Ishte me kërkesën time që ai të mos merrte pjesë në lindje dhe të mos publikonte asgjë për Maite derisa të përfundonte operacioni.

“Unë dhe Vinicius tashmë jemi takuar dhe diskutuar situatën me shumë qetësi. I uroj atij më të mirën për të ardhmen, duke shpresuar që ai të vazhdojë jetën e tij në paqe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit