BEFASIA E MADHE: Interi tërbon Milanin, takim për yllin kryesor të kuqezinjve!

19 Nëntor 2019
17:25
back button

Lajm i bujshëm nga Italia! Sipas asaj që raporton së fundmi “Calciomercato.it”, drejtuesit e Interit do të kenë një takim me Mino Raiolan, ku bëhet fjalë për të diskutuar mbi Gigio Donnarummën.

Befasi shumë e madhe, por Marotta po mendon seriozisht për diçka të tillë, pasi mosha e Handanovic nuk jep dhe shumë garanci. Për Donnarumman është edhe Juventus që ka shfaqur interes, po ashtu dhe PSG, kështu që Interi do ta ketë jo pak të vështirë.

Padyshim do të ishte një goditje e madhe dhe e bujshme për zikaltrit, pasi do të rrëmbenin yllin kryesor të Milanit, duke ditur që Donnarumma është edhe lojtari më i shtrenjtë i kuqezinjve. Gjithçka mund të ndodhë, tashmë mbetet vetëm të presim…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit