Befason Borja Valero: S’mund të luftojmë me ekipe si PSV

11 Dhjetor 2018
23:23
Denis Hakanaj
back button

Mesfushori i Inter, Borja Valero, i intervistuar nga "Sky Sport", e ka komentuar me këto fjalë eliminimin e zikaltërve nga Champions League.

"Jemi shumë të zhgënjyer. Kishim gjithçka në dorë për t'u kualifikuar, por nuk ia kemi dalë. Pas pësimit të golit kemi humbur kontrollin. E kemi marrë veten me kalimin e minutave dhe kemi luftuar, por në fund nuk kemi arritur të kualifikohemi", ka thënë Valero.

Në lidhje me strategjinë e lojës: "Nuk jemi në gjendje të luftojmë me skuadra të tilla në aspektin fizik. Ajo që duhet të bëjmë është të krijojmë lojë dhe të tregohemi të rrezikshëm me disa krosime. Ai gol i pësuar ka qenë një goditje e rëndë dhe na ka kushtuar kualifikimin", ka përfunduar mesfushori zikaltër.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit