Befason Davies, zgjedh ish-dështimin e Real-it para Iniesta-s

17 Korrik 2024
13:30
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Bayern Munich, Alphonso Davies, ka zgjedhur një ish-yll të Real Madridit në vend të ikonës së Barcelona-s, Andreas Iniesta.

Kur iu kërkua të zgjedhë mes spanjollit dhe Eden Hazard, kanadezi zgjodhi këtë të fundit mbi fituesin e Kupës së Botës.

Mbrojtësi i krahut 23-vjeçar e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij te Bayern Munich, ku ka luajtur 195 ndeshje, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë 31 asiste.

Ai ka fituar pesë tituj të Bundesliga-s, dy Kupa të Gjermanisë, tre Superkupa të Gjermanisë, një Kupë Bote për klube dhe nga një Champions League dhe Superkupë të Europës.

Kur u pyet për të zgjedhur lojtarin më të mirë mes Eden Hazard dhe Andres Iniesta në kanalin TSN YouTube, ai zgjodhi Eden Hazard.

Andres Iniesta është një figurë legjendare në Barcelonë dhe Spanjë, duke qenë pjesë kyçe e periudhave më të suksesshme për të dy formacionet.

Ai luajti 674 ndeshje për Blaugranat, duke shënuar 57 gola dhe duke dhënë 136 asiste ndërsa bëri 131 paraqitje për La Roja, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë 30 asiste.

Eden Hazard është më i njohur për kohën e tij në Chelsea ku ai ishte një driblues fenomenal ndërsa koha e tij te Real Madrid u kushtëzua nga dëmtimet.

Ai bëri 76 paraqitje për Los Blancos, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë 12 asiste.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit