Befason Hamilton, i sugjeron Mercedes emrin e pilotit për vitin 2022

25 Qershor 2021
9:16
Telesport
back button

Edhe pse ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëj sezonin tjetër, Lewis Hamilton i ka sugjeruar Mercedes që të mbajë Valtteri Bottas si pilot edhe vitin tjetër. Kontrata e të dy pilotëve aktualë të Mercedes skadon në fund të këtij sezoni dhe Bottas mund të largohet, duke parë rezultat jo fort të mira në pistë.

Valtteri është shoku im i skuadrës. Të dy kemi patur luhatje gjatë karrierës tonë. Gjithsesi, për mua ai mbetet një shok fantastik skuadre dhe nuk e shoh të arsyeshme që Mercedes ta largojë dhe ta zëvendësojë me një pilot tjetër”, tha Hamilton, referuar faktit se në vendin e Bottas mund të vijë George Russell.

Duke folur për ët ardhmen e tij, Hamilton u shpreh se ka nisur bisedimet me Mercedes për vitin 2022. “Kemi nisur të diskutojmë me Toto Wolff për të ardhmen. Për momentin vetëm kaq mund të them, por bisedimet kanë nisur. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit