Befason Klopp: Ne mund të mësojmë shumë nga Atalanta, më duket si Leeds

2 Nëntor 2020
15:42
Alfred Lleshi
back button

I angazhuar në Ligën e Kampionëve, nesër kundër Atalanta, Jurgen Klopp dha një konferencë për shtyp: “Keita u stërvit dje, ende nuk kam vendosur nëse do ta grumbulloj. Ne luajtëm dy ditë më parë, gjithashtu duhet të flasim me stafin mjekësor se kush do të jetë në dispozicion ose jo. Diogo Jota? Ai tashmë është në një nivel të shkëlqyeshëm, ka më shumë përvojë. E ka bërë rrugën e tij në Portugali, jemi të lumtur që e keminë radhët tona”.

Tani vjen një kundërshtar me pikë të plota në Ligën e Kampionëve: “Atalanta, duke pasur parasysh atë që kanë bërë vitet e fundit, është një ekip i organizuar,  që luan mirë. Është e vështirë të përballesh me këtë kundërshtar, më duket si Leeds. Atalanta ka lojtarë të shkëlqyeshëm, është e organizuar mirë, luan sipas sistemit të vet, ku të gjithë e dinë rolin e tyre. Gasperini i përdor sulmuesit e tij në një mënyrë inteligjente. Gomez mund të shkojë ku të dojë, është shumë e vështirë për ta mbajtur atë. Gosens, për shembull, luan për ekipin kombëtar. Unë nuk i njihja ata shumë, por e di mirë se cila ka qenë rruga e tyre e rritjes. Më pëlqen t’i shikoj, nuk ishte e lehtë për ta të luanin pas bllokimit të pandemisë. Ne mund të mësojmë shumë prej tyre”.

Atalanta shënoi 98 gola në Serie A, sezonin e kaluar. Klop e di mirë se sa e rrezikshme është manovra sulmuese e zikaltërve: “Atalanta është e mirë në shënimin e golave ​​dhe krijimin e shanseve, do të duhet ta ndalim në momentin e goditjes në portë. Ata nuk kanë vetëm një lojtar, por një ekip me cilësi. Ne do të përpiqemi të mbrohemi mirë. E dimë se cilat janë armët e tyre më efektive, madje edhe me Midtjylland kanë shënuar katër gola”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit