Befason klubi i La Liga-s: Na është vetëofruar Gareth Bale, duhet ta studiojmë atë…

8 Qershor 2022
13:56
Alfred Lleshi
back button

Presidenti i Getafe-s, Ángel Torres, ka befasuar sot në prezantimin e fanellës së re të skuadrës që drejton me disa deklarata. Në to ka pranuar se ka folur me përfaqësuesin e Gareth Bale dhe se klubi i tij po e vlerëson seriozisht nënshkrimin e uellsianit: “45 minuta më parë fola me përfaqësuesit e Gareth Bale. Ata na e kanë ofruar lojtarin”.

Ditën e djeshme, presidenti i Getafes është parë në zyrat e “Valdebebas”, megjithëse informacione të ndryshme flasin për lojtarë të tjerë të skuadrës së parë të bardhë, si Mariano Díaz apo Luka Jovic, Mario Gila apo Borja Mayoral.

Pak ditë më parë, Bale pranoi se kishte shumë oferta, pas disa informacioneve se edhe mund të tërhiqej nga futbolli. Megjithatë, Kupa e Botës duket se rëndon shumë në vendimin e tij për të ardhmen e afërt.

Të paktën kështu dolën fjalët e tij pas ndeshjes kundër Ukrainës, pasi Bale la të kuptohet se kualifikimi i Uellsit në “Katar 2022” do ta shtyjë vendimin e tij. “Mundt ë luaj edhe për pak kohë”, – u përgjigj ai duke buzëqeshur në ‘Sky Sports’, kur u pyet për këtë çështje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit