Befason LeBron James, sezonin tjetër me numër të ri në fanellë

10 Qershor 2021
12:38
Telesport
back button

Basketbollisti LeBron James ka vendosur të heqë dorë nga numri 23 në fanellën e tij, numër që ka mbajtur gjatë gjithë karrierës në NBA: Cleveland Cavaliers, Miami Heat dhe së fundi LA Lakers.

Mësohet se lojtari i ka komunikuar klubit që sezonin e ri do të mbajë në fanellë nr.6. Ende nuk dihet arsyeja pse LeBron bën këtë ndryshim, por me shumë gjasa këtë numër do të mbajë edhe në filmin “Space Jam: A New Legacy”, ku do të interpretojë këtë verë.

Kjo është seria e dytë pas asaj “Space Jam” të vitit 1996, ku luajti Michael Jordan. Sezonin e fundit asnjë lojtar i Lakers nuk e ka mbajtur numrin 6, ndërkohë që Anthony Davis do të mbajë sërish numri 3.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit