Befason Nadal: Dëmtimet po ma heqin dëshirën për të luajtur tenis

17 Maj 2022
8:21
Telesport
back button

Dëmtimet janë kthyer në një makth për tenistin spanjoll Rafael Nadal, që u largua nga turneu Masters i Romës me probleme të tjera fizike. Dëmtime që nuk duheshin në prag të grand slam të Roland Garros, ku spanjolli ka fituar 13 herë në karrierën e tij.

E vërteta është se nuk jam dëmtuar. Ose më saktë, jam një tenist që bashkëjetoj prej vitesh me dëmtimet. Ndaj, kjo që ndodhi në Romë nuk është një risi. Përpiqem shumë, pork a momente kur puna jonë bëhet e vështieë me këto dëmtime”, u shpreh Nadal.

Është e lodhshme, pasi nuk mund të stërvitesh çdo ditë. në Romë ndjeva dhimbje dhe nuk dhashë atë që pritej. Unë luaj për të qenë u lumtur dhe të marr pjesë në ndeshjet e tenisit më bën të lumtur”, shprhet më tej Rafael Nadal, fitues i 21 grand slam.

Vjen një moment që gjithë këto dëmtime të heqin kënaqësinë për të luajtur dhe jetuar me tenisin. Problemi im është se tani bashkëjetoj me dhimbjen dhe u bë një kohë e gjatë. Shpresoj që dëmtimi të më lejoj të jem kompetitiv në Paris dhe do të luftoj për të fituar”, tha Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit