Befason Nico Williams, zbulon dy lojtarët që e frymëzojnë

5 Tetor 2024
23:07
Denis Hakanaj
back button

Ylli i Athletic Bilbao dhe Spanjës, Nico Williams, ka thënë se Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele janë shembujt e tij.

Williams shkëlqeu për Spanjën pasi La Roja fitoi Euro 2024, ku u emërua në ekipin e turneut.

Por 22-vjeçari e di se rritja e tij nuk ka përfunduar ende dhe po përpiqet të mësojë nga idhujt e tij, dyshja franceze Mbappe dhe Dembele.

Mbappe gjithashtu mund të konsiderohet si një rival tani pas transferimit te Real Madridi në verë.

Paraqitjet e Williams në Gjermani vetëm sa e rritën vëmendjen rreth tij dhe ai e ka vazhduar formën e mirë në sezonin 2024-25.

Williams shkëlqeu në fitoren e Athletic Bilbao 2-0 kundër AZ Alkmaar 2-0 në Europa League të enjten.

“Mbappe dhe Dembele janë lojtarë dhe modele të shkëlqyera për mua”, tha Williams për AS.

“Ata janë unikë, kanë aftësi të jashtëzakonshme driblimi, shpesh përpiqem të kopjoj lojën e tyre. Është shumë mirë për mua të mësoj nga më të mirët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit