Rodri ka zbuluar se u deshën shumë sakrifica gjatë adoleshencës së tij dhe se ishte afër të linte futbollin në moshën 17-vjeçare.
Mesfushori i Manchester Cityt fitoi çmimin prestigjioz Topin e Artë muajin e kaluar, por ka pranuar se nuk ishte gjithmonë e lehtë për të që të qëndronte i motivuar kur ishte në fillimet e karrierës së tij.
Duke folur në një intervistë për El Hormiguero, Rodri tha:
“Ndalon së qeni hobi dhe bëhet diçka profesionale. Nëse dëshiron të arrish majat, jep gjithçka pa e ditur nëse do të marrësh ndonjë gjë mbrapsht. Nuk kam pasur një adoleshencë normale, kam humbur shumë momente.
“Largimi nga familja ime për të shkuar te Villarreal ishte vendimi më i rëndësishëm i jetës sime. Ai vit i parë ishte i komplikuar. Mes 17 dhe 19 është koha kur duhet të bësh hapin cilësor. Telefonova babanë tim, zemërthyer dhe e pyeta se cili ishte qëllimi pas gjithë sakrificave që kisha bërë.
“Më tha se në vitin e ardhshëm, në kohën që më kishte mbetur, duhet të jap gjithçka, të harroj pasojat dhe se duhet vetëm të fitoj, se nuk kisha asgjë për të humbur”.