I intervistuar nga kanali YouTube “The Inside Scoop”, mbrojtësi i Real Madrid, Antonio Rudiger ka folur për yllin e rivalëve “blaugrana”, Lamine Yamal. Rudiger nuk fsheh disa shqetësime që ka patur kur ka luajtur ndaj tij.
“Duhet t’i japim Lamine meritat që i takojnë. Ai është shumë i ri dhe kjo që po bën nuk është diçka e vogël për moshën që ka. Barcelona ka një lojtar që ka një karrierë të tërë përpara tij”, u shpreh Rudiger.
“Shpresoj që të qëndrojë i shëndetshëm sepse ne kurrë nuk i urojmë të keqen atij edhe pse jemi rivalë në fushë. Ai është vetëm 17 vjeç dhe më duhet të pranoj se ai është i frikshëm kur luan”, u shpreh mbrojtësiu gjerman.
Në fund, Rudiger thotë: “Le të harrojmë për rivalitetin dhe gjëra të tilla, por të mendojmë për atë që ka bërë gjatë Kampionatit Europian. Lojtar i madh”. Rudiger pritet të përballet sërish me Yamal në “El Clasico” që do të zhvillohet më 26 tetor.