Befason Serena Williams: I kam humbur të gjithë trofetë

17 Janar 2019
21:06
Denis Hakanaj
back button

Serena Williams nuk ka nevojë për prezantime. Mbretëresha absolute e tenisit të femrave ka fituar plot 72 turne në karrierën e saj, mes të cilave edhe 23 Grand Slam. 

Megjithatë, kampionia amerikane ka zbuluar se nuk ka asnjë ide se ku kanë përfunduar të gjithë ato trofe. Në një intervistë të dhënë pas fitores së arritur kundër Eougine Bouchard në turin e dytë të Australia Open, Ëilliam ka rrëfyer: 

"Trofetë e mi? Nuk e di ku kanë përfunduar. Do të kërkoj t'i gjej. Trajneri im ka dsia, tani do të kërkoj të rikuperoj të tjerët. Të vetmin trofe që kam ruajtur, e kam fituar në një nga kompeticionet e para: isha vetëm tetë vjeç dhe kam humbur në finale kundër motrës sime, por ajo ma dha mua trofeun. Ky është i vetmi që kam ruajtur". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit