Befason Shaq O’Neal: Ky është basketbollisti më i keq i të gjitha kohërave

10 Shtator 2024
9:24
Telesport
back button

Ish-basketbollisti Shaquille O’Neal, ka qenë i ftuar në një program televiziv, ku ka bërë një deklaratë të bujshme. Ai ka cilësuar basketbollistin Rudy Gobert si lojtarin më të keq të të gjitha kohërave.

I pyetur se cili ka qenë lojtari më i keq, ai i është përgjigjur prerazi: Nëse firmos një kontratë prej 250 milionë dollarësh duhet të më tregosh se je një lojtar që e meriton ato shumë”, tha O’Neal.

Ka njerëz si ai, Gobert, që përpiqen të përfitojnë nga sistemi, duke përfituar gjithë ato para dhe nuk dinë të luajnë. Ndaj, këto tipa nuk i respektoj”, tha O’Neil.

Më tej, gjigandi amerikan shtoi: “Sa herë që bëj këto komente njeëzit mendojnë se unë e urrej  atë, por janë thjesht faktet ato që më detyrojnë të bëj këto deklarata”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit