Befason Villas Boas: Ky është kampionati më i çekuilibruar në botë

12 Janar 2021
20:43
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Marseille, Andre Villas Boas ka bërë disa deklarata befasuese në lidhje me vështirësinë e kampionatit francez.

“Marseille nuk ka fituar asgjë që nga momenti që PSG ka nisur të dominojë kampionatin francez. Por nuk është faji ynë, është realiteti i kampionatit më të çekuilibruar në botë”, ka thënë portugezi.

“Kur PSG gabon, duhet të përfitojmë, siç ka bërë Monaco në 2017-ën. Për pjesën tjetër, rregulli thotë se PSG i fiton gjithmonë të gjithë titujt. Kemi një mundësi dhe të shohim nëse do ta shfrytëzojmë”, ka thënë Villas Boas në prag të Superkupës së Francës.

“Ne nuk kemi asnjë presion, ka një diferencë prej një miliardi e gjysmë në investimet mes nesh dhe PSG”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit