“Bëhuni gati për të tretin”; CR7 zbulon të ardhmen e tij

3 Gusht 2020
9:04
Alfred Lleshi
back button

Pas disa javësh thashethemeve se ai po joshej nga projekti i ri i Newcastle apo edhe nga një rikthim i bujshëm te Real Madridi, Cristiano Ronaldo sqaron përfundimisht të ardhmen e tij. Portugezi, në fakt, ka përdorur një postim në Instagram për të festuar titullin e tij të dytë me Juventusin, duke lënë takim për të tretin radhazi, sezonin e ardhshëm. Pra, ai mbetet rreptësisht bardhezi:

“Jam i lumtur që fitova dy titujt e fundit nga nëntë adhazi të Juventusit në Serie A Disa njerëz do të mendojnë se ishte e lehtë, por nuk ishte! Viti pas viti me talent, përkushtim dhe punë të palodhur ke mundësi të arrish objektivat dhe të bëhesh më i mirë se më parë! Bëhuni gati për titullin tim të tretë!”

Për më tepër, kontrata e Cristiano Ronaldos me Juventusin do të skadojë më 30 qershor 2022, kur portugezi do të jetë 37 vjeç. Për momentin, me pak fjalë, CR7 nuk ka ndërmend të ndryshojë mjedis. Në qoftë se nuk do të ketë sensacione, pra, aventura e Cristiano Ronaldos te Juventusi do të vazhdojë, pavarësisht udhëtimit në Champions dhe konfirmimit të mundshëm të Sarrit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit