Belgjika në 1/8 finale, De Bruyne: Do të jetë sfidë e shkëlqyer kundër Francës

26 Qershor 2024
22:14
Alfred Lleshi
back button

“Jam i lumtur, jemi kualifikuar. Nuk do të jemi favoritë kundër Francës, por e dimë se në një kompeticion si ky duhet të luajmë në mënyrën më të mirë”. Ky ishte komenti i parë i kapitenit të Belgjikës, Kevin De Bruyne, pas barazimit me Ukrainën, që e çoi kombëtaren e tij në 1/8 finale, ku e pret Kylian Mbappe.

“Sot e merituam të fitonim, – vazhdoi ai. – E filluam mirë, duke ushtruar presion shumë të lartë, por pavarësisht përpjekjeve jo gjithçka funksionoi mirë në sulm. Më pas në fund thjesht duhej të mendonim për kualifikimin.

Nuk mund të rrezikonim. Ishte më mirë të fitonim, por të pësonim gol do të ishte katastrofike. Jemi në pjesën më të komplikuar të tabelës së rezultateve, por për të fituar një Europian duhet të jeni në gjendje t’i mposhtni të gjithë. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer kundër Francës. Të gjithë ëndërrojnë t’i luajnë këto lloj ndeshjesh, në një turne si ky”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit