Belgjika tenton surprizën ndaj Francës: Janë favoritë, por me sakrifica mund t’ia dalim mbanë

1 Korrik 2024
9:30
Telesport
back button

Një nga takimet e 1/8-ave të Euro 2024 është ajo mes Francës dhe Belgjikës që do të luhet sot pasdite. “Franca është favorite, kjo është e qartë, por ne gjithashtu duam të ecim përpara”.

Është kjo deklarata e dhënë sot nga Domenico Tedesco, trajneri i Belgjikës, i cili përgatit vigjiljen e ndeshjes më të shumëpritur të kësaj faze të Europianit. Ai kërkon edhe ndihmën e tifozëve të tij në këtë sfidë pas përplasjes në sfidën e fundit.

Tani na duhet shumë ndihma e tifozëve tanë, pasi për ne do të thotë shumë ndihma e tyre. Jemi në një moment delikat të turneut, ku duhet përqendrim e gadishmëri për çdo sakrificë”, u shpreh Tedesco.

Lukaku? Ai ka pasur tashmë momente të tilla si në klube ashtu edhe me kombëtaren belge. Por ai do t’ia dalë si gjithmonë sepse është lider. Lukaku mbetet themelor për ne edhe kur nuk shënon”, tha trajneri i belgëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit