Bellingham bëhet menaxher, synon të bindë yllin e Anglisë të transferohet te Real-i

18 Korrik 2024
13:19
Telesport
back button

Real Madrid është në kërkim të një përforcimi për krahun e djathtë, por edhe për mesfushën. Në shënjestrën e “los blancos” ka përfunduar Trent Alexander-Arnold, i cili është afër përfundimit të kontratës me Liverpool.

Talentit anglez i ka mbetur edhe një vit kontratë dhe, për këtë arsye, mund të largohet nga “reds”. Sipas asaj që raportohet nga “Talk Sports”, Real Madrid dëshiron ta sjellë atë në Spanjë, duke përfituar nga rasti i mirë që lidhet me skadimin e afërt të kontratës së tij.

Megjithatë, Liverpool nuk do të dëshiron ta shesë atë. Ose, të paktën, ende nuk është e qartë nëse ai do të mendojë për largimin e tij apo do të përpiqet të rinovojë kontratën e tij.

Portali anglez shkruan se Jude Bellingham mund të ketë një rol kyç në këtë afire. Ai dhe Alexander-Arnold u bënë miq shumë të mirë gjatë Kampionatit Europian dhe ish-lojtari i Borussia Dortmund mund ta bindte atë të fluturonte në Spanjë.

Trent Alexander-Arnold është një yll në klubin Liverpool dhe mund të qëndrojë aty. Sezonin e kaluar ai u përdor si në mesfushë ashtu dhe në krahun mbrojtës, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë katër asistime në 28 paraqitje në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit