Ish-lojtari i Liverpool, Glen Johnson, mendon se Real Madrid ka një shans të madh për të siguruar mbrojtësin Alexander-Arnold me parametra zero, sepse ka një as nën mëngë.
Ai është Jude Bellingham, shok me lojtarin e Liverpool. Alexander-Arnold ka edhe 9 muaj të mbetur në kontratën e tij në Anfield dhe mund të largohet me parametra zero.
“Liverpool nuk negocion dot më. Ai mund të largohet. Nëse Bellingham i tregon sesa mirë është në Madrid, kjo ndikon në vendimin e tij përfundimtar”.
“Imagjinojeni pak: Nëse Real Madrid të therrët, zakonisht thua po, nëse të ofrohet vend titullari. Real Madrid është klubi ku shumica e lojtarëve duan të shkojnë”.
“Bellingham mund të jetë pjesa e fundit e enigmës. Ai mund të ndihmojë klubin për këtë transferim”.