Bellingham në frymën e fundit, Anglia shmang turpin në 90 minuta!

30 Qershor 2024
20:00
Telesport
back button

E pabesueshme ajo qe ka ndodhur ne Angli-Sllovaki, teksa ne sekondat e fundit Tre Luanet qe e pane veten gati te eliminuar gjeten golin e barazimit ndaj Sllovakise e cila ishte prane mrekullise ne 90 minuta. Jude Bellingham ishte autori i golit anglez.

Sllovakia e mbylli pjesën e parë me epërsi 1-0 përballë Anglisë në 1/8 e finales ndaj Anglisë.

Sllovakët e nisën shumë mirë takimin, duke sulmuar Tre Luanët nga të dy krahët.

Sulmet e njëpasnjëshme të tyre bënë që Marc Guehi të ndëshkohet me karton të verdhë qysh në minutën e tretë dhe nëse Anglia kalon në çerekfinale, mbrojtësi do të mungojë.

Pas dy minutash, David Hancko krijoi rastin e parë serioz për Sllovakinë, por që goditja e tij nga afër përfundoi ngjitur shtyllës së djathtë.

Në minutën e 12-të, Lukas Haraslin lëshoi një goditje të fuqishme, por që mbrojtja e Anglisë ishte e vëmendshme.

Për një faull brutal me karton të verdhë u ndëshkua edhe Jude Bllingham (17’), që e ndaloi një lojtar të Sllovakisë me një zgjatje të këmbës.

Rastin e parë serioz për Anglinë e krijoi Phil Foden (21’), që u rrëzua në zonë, por që gjyqtari Hamit Umut Meler sinjalizoi se nuk ka penallti dhe loja duhej vazhduar.

Katër minuta më vonë, Ivan Schranz heshti lojtarët dhe tifozët anglezë, kur realizoi për 1-0.

Anglia më pas u aktivizua me të gjitha forcat në sulm, por që Sllovakia tashmë kishte fituar besimin se mund ta dëmtonte kombëtaren angleze nga çdo hapësirë që u jepej.

Lojtarët anglez vazhduan të orvateshin me top në këta 45 minutat e parë, ndërsa pasime të gabuara dhe dhe mos ndërtimi i aksioneve të mirëfillta u kushtoi me këtë disavantazh.

Pjesa e dyte dha nje tablo tjeter me Angline me agresive por me Sllovakine te mirevendosur aq sa per tiu afruar golit te dyte. Anglia beri presing dhe shenoi me Foden por VAR me te drejte anuloi.

Deri ne fund Sllovakia u mbrojt mjaft mire teksa Kane shperdoroi me koke dhe Rice goditi shtyllen.

Por ne sekondat e fundit erdhi goli qe lehtesoi te gjithe tifozerine angleze.

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit