“Bellingham?”, trajneri anglez: Ja çfarë rrezikon në Europian

27 Mars 2024
17:26
Denis Hakanaj
back button

I riu anglez Jude Bellingham mund të ketë të njëjtin fat të David Beckham këtë verë.

Ky është mendimi i ish-trajnerit të Newcastle, Alan Pardew, i cili e krahasoi famën aktuale të Bellingham me atë të Beckham në 1998.

Ish-mesfushori u ndëshkua me karton të kuq kundër Argjentinës në një ndeshje të raundit të 1/8-ave në Kupën e Botës 1998, të cilën Anglia e humbi me penallti.

“Ai padyshim që po shkëlqen në Madrid”, tha Pardew për talkSPORT.

“Ai po mësohet me këtë sukses dhe mendoj se është nervoz sepse dëshiron të bëjë shumë mirë. Jashtë fushës është një motivues i vërtetë.

“Ne jemi shumë me fat që e kemi atë, ndoshta ai është një nga tre lojtarët më të mirë në botë. Ai është një talent i jashtëzakonshëm dhe do të ketë momente si Becks.

“Ai do të ketë një moment kur do të bëjë diçka, le të themi, më pak të pjekur dhe të futet në telashe, le të shpresojmë që të mos jetë në këtë turne, sepse mendoj se ai do të jetë shumë, shumë i rëndësishëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit